BlogBlog

Pjesë nga libri “Të gjesh veten” nga shkrimtari Graham Garden

Pjesë nga libri “Të gjesh veten” nga shkrimtari Graham Garden

Informacione rreth librit : Jeta e Eliotit po dilte jashtë kontrollit. Ai do të jepte gjithçka t’i kthehej jetës normale. Tashmë në shkollën e re ai ka fatin për të gjetur veten. Elioti do të bëhet i paarritshëm, i fortë, që askush të mos e fyejë e lëndojë më. Për të parën herë Elioti ndihet i fuqishëm. Por fuqia ka një çmim të tmerrshëm dhe ai gjendet përballë dilemës: kur do të vendosë dhe si do ta përdorë atë. Ai triumfon, gjen veten.

“Më dëgjo me vëmendje, biri im. Unë them atë që mendoj. Do te kete gjithmonë njerëz që do te mundohen te te mbushin mendjen se ti s’mund ta besh këtë apo atë gjë. Ata do të përpiqen të ta prishin mendjen duke të thënë se s’duhet ta bësh këtë, sepse s’bëhet, sepse është e pamundur. Kur i thashë shefit tim të vjetër se doja të hapja një biznes timin, a e di se çfarë tha ai atëherë? Tha: “Paç fat, ti je krejt i çmendur! Vendin tënd të punës do ta lë të lirë, në mënyrë që të kesh një vend ku të kthehesh nëse bie dhe thyen hundën. A duhet besuar kjo?” Elioti tundi kokën, ashtu siç babai i tij priste që Elioti ta bënte. “Këto janë shprehjet të cilat duhet t’i përballosh Eliot, biri im, dhe e thënë më saktë, gjatë gjithë jetës.”

” Dhe ndonjëherë problemet më të rënda i kanë ata që nga pamja e jashtme duken kaq moskokëçarës. Njerëzit me maska nga më bindëset, ndonjëherë nuk mund t’i heqin më ato. Mos u shqetëso kaq shumë. Secili prej nesh në mëngjes, para se të largohet nga shtëpia, vesh armatimin e vet. Ky është një fakt i thjeshtë. Disa njerëz kanë më shumë sukses me to se të tjerët, kjo është e gjitha. Por disa njerëz kanë nevojë për ndihmë dhe armatimi i pengon që të luten për ndihmë. Dhe unë nuk mund ta duroj mendimin se dikush ta shtrinte dorën për të më kërkuar ndihmë… dhe unë të mos e vija re.”

Kush je ti? Për cilën nga unët” e mi bëhet fjalë në të vërtetë? Më përpara ai kishte qenë vetëm Elioti origjinal, një djalë mjaft normal, me një jetë mjaft normale. Pastaj ishte shtuar Elioti i dytë, që i merrej fryma, i ndrydhur, i dobët dhe pa ndihmë. Dhe pastaj Elioti i tretë: fantastik, indiferent, i paprekshëm, roja i ardhshëm. Dhe tani i katërti: ai që ishte kur takohej me Benin. Dhe i pesti: Elioti, të cilin Luiza shikonte brenda tij. Cili prej tyre ishte ai? Cili ishte Elioti i vërtetë? Mbase jam të gjithë këta njëkohësisht. Zonja Davidson kishte folur për maska dhe ashtu i ishte dukur edhe atij në fillim. Por një maskë mund të hiqet. Ai nuk ishte më i sigurt nëse kishte diku një kufi ku ndalohej Elioti i vërtetë dhe fillonin maskat. Filloi madje të dyshonte se ndërmjet Eliotit të vërtetë dhe maskave që ai mbante s’kishte aspak ndryshim.

Nëse pjesët ju pëlqyen, mund ta lexoni librin në internet këtu.

Related Articles

Back to top button