Books

Parts of the book ” And The Mountains Echoed ”

Kur isha e vogel,bashke me tim ate ndiqnim nje ritual ne darke. Pasi kisha thene njezet here bismilah dhe babai me conte ne shtrat,ai ulej buze shtratit dhe me gishtin e madh e treguesin niste te largonte endrrat e keqija nga koka ime. Gishtat e tij shetinin nga balli im drejt temthave,kerkonin me durim pas vesheve te mi,ne zverk,dhe ai bente “plluq” me goje,si shishja kur i heq tapen,sa here qe largonte ndonje enderr te keqe nga truri im. Ai i fuste ato endrra,njeren pas tjetres,ne nje thes te padukshem mbi prehrin e vet dhe ia shtrengonte gryken fort. Pastaj gjurmonte ajrin,per te gjetur aty endrrat e bukura,per te mbushur me to hapesiren e endrrave te mbetur bosh per shkak te atyreve qe kishte larguar prej meje. Ai i bente pellembet si kupe dhe priste qe endrra te zbriste ngadale mbi to,si nje gjethe qe bie nga pema, bute-bute,shume bute,sepse, sic thoshte im ate,gjerat e mira ne kete bote jane te brishta dhe mund t’i humbasesh lehte. Pastaj i vendoste ato duar mbi koken time,ferkonte pellembet mbi ballin tim dhe m’i fuste endrrat e lumtura ne tru….

Pjesa tjeter nga romani ” Dhe malet oshtine”

“Dhe kështu ajo nis t’i rrëfejë.

Roshi jetonte me prindërit, dy motrat dhe vëllanë e vogël, në një fshat në një të tretën e rrugës nga Kabuli për në Bagram. Një të premte, muajin e shkuar, xhaxhai i saj, vëlla i madh i të atit, kishte shkuar për vizitë.

Për gati një vit i ati i Roshit dhe xhaxhai ishin zënë për shtëpinë ku jetonte Roshi me familjen e vet, që xhaxhai mendonte se i takonte atij, meqë ishte vëllai më i madh. Por gjyshi i saj ia kishte lënë shtëpinë djalit më të vogël, babait të saj, që ishte dhe fëmija më i dashur për të. Ai i kishte thënë se donte t’u jepte fund zënkave.

Prandaj nëna e Roshit kishte therur e rrjepur dy pula. Kishte pregatitur një tenxhere të madhe me pilaf dhe kishte blerë shegë të freskëta në treg. Kur kishte ardhur xhaxhai, ai dhe babai i Roshit ishin përqafuar e puthur. I ati i Roshit e kishte përqafuar aq fort, sa këtij i ishin shkëputur këmbët nga tapeti. Nëna e Roshit kishte qarë nga lehtësimi. Familja ishte ulur për të ngrënë. Të gjith kishin ngrënë edhe pjatën e dytë, edhe një të tretë. Dhe pastaj shegët. Pas kësaj nëna kishte shërbyer çajin jeshil me ca çokollata. Dhe xhaxhai kishte kërkuar ndjesë, pasi i duhej të shkonte në banjën jasht shtëpisë.

Kur ishte përsëri brënda, mbante një sëpatë në dorë. Nga ato që përdoren për të prerë pemët.

Të parin qëlloi babanë e Roshit, i cili as që e mori vesh se çfarë i ndodhi. Nuk arriti të shihte asgjë. Një goditje e vetme në qafë, nga pas shpine. Gati ia preu kokën.

E dyta ishte nëna e Roshit, teksa mundohej të luftonte, por ai i lëshoi ca goditje në fytyrë e në kraharor, kështu që heshti edhe ajo.

Fëmijët tani po ulërinin e po ia mbathnin nga katër anët. Xhaxhai nisi t’i ndiqte. Roshi pa njërën nga motrat që po vraponte në korridor, por xhaxhai e kapi për flokësh e shtriu për tokë. Motra tjetër arriti të largohej nga korridori. Xhaxhai e ndoqi nga pas dhe Roshi e dëgjoi teksa shqyente derën e dhomës, pastaj klithma e pastaj asgjë.

Dhe kështu Roshi vendosi të ikte bashkë me të vëllanë e vogël. Vrapuan të dilnin jashtë shtëpisë, por dera ishte e mbyllur. E kishte mbyllur xhaxhai, sigurisht.

Ata nisën të vraponin në oborrin e pasëm, gjithë panik e dëshpërim, e mbase edhe harruan që aty nuk kishte derë dhe muret ishin shum të larta e s’mund t’i kapërcenin. Xhaxhai doli nga shtëpia dhe u nis drejt tyre.

Roshi pa të vëllanë, që ishte vetëm pesë vjeç, që u hodh në tandoor-in, ku, vetëm një orë më parë, e ëma kishte pjekur bukën. Ajo e dëgjoi teksa ulërinte e bërtiste mes flakëve, ndërkohë që ajo vetë u pengua dhe ra në tokë. E ktheu kokën tamam në kohën kur pa qiellin blu dhe sëpatën që po i vërsulej. Dhe pastaj asgjë…”

Nese doni të lexoni librin e plotë edhe falas online klikoni në linkun qe ju drejton tek libri : https://booksinsta.com/khaled-hosseini-and-the-mountains-oshtine/

Related Articles

Back to top button