Books

8 things that change your life within a year

  1. Ndaloni të ankoheni për jetën tuaj dhe jini mirënjohës.

E di, tani që po e lexoni po thoni se nuk është e lehtë, por jeta është e vështirë. Jam dakord por mos e justifiko veten me këtë. Ankohuni por edhe mendoni se çfarë mund të bëni për të ndryshuar këtë situatë që nuk ju pëlqen. Mos harroni të jeni mirënjohës për gjërat që i marrim si të mirëqena. 

2.Mësohuni me vetminë dhe mos kini frikë të qëndroni me veten.                          

Fakti që në këtë periudhë mund të jeni vetëm, nuk do të thotë se duhet të jeni të mërzitur. Përfitoni nga kjo mundësi dhe përmirësoni veten në disa fusha që ju pëlqejnë ose thjesht ndiqni një hobi që keni.

3. Hiqni njerëzit toksikë nga jeta juaj për të ndryshuar gjendjen dhe energjinë tuaj pozitivisht. 

A keni vënë re se jeni ngritur shpesh me humor ose me një mendje pozitive për jetën tuaj, por kur keni takuar një person që nuk ka energji pozitive, keni ndryshuar edhe ju gjendjen tuaj emocionale? Epo, përpiquni t’i shmangni këta njerëz ose të paktën mësoni të mos ndikoheni prej tyre.

4. Mundohuni të shikoni sa më pak TV dhe menaxhoni mirë orët tuaja në internet.

Kini kujdes sa kohë kaloni në TV dhe qëndroni vetëm kur fillon programi juaj i preferuar. Sa i përket internetit të paktën përpiquni ta ktheni atë në një kohë cilësore dhe ta përdorni për qëllime profesionale apo informative. Fakti që jeni në Booksinsta do të thotë që jeni në rrugën e duhur 😂.

5. Zgjidhni një pikë në veten tuaj që dëshironi të ndryshoni dhe filloni të kërkoni këshilla dhe të planifikoni procedurën që do të ndiqni. 

Nëse dëshironi të ndryshoni ose përmirësoni në një pikë ose fushë të jetës tuaj, atëherë planifikoni. Lajmi i mirë është se ju e kuptoni se çfarë nuk shkon, lajmi tjetër është qe  keni nevojë për një plan. Lexoni libra, vendosni vetes synime të vogla, bisedoni me dikë për këtë temë dhe informohuni . Ndryshimi është një proces shumë i gjatë dhe nuk vjen menjëherë.

6. Vendosni synime të reja për jetën tuaj dhe kurrë mos shikoni prapa.

Ju u përpoqët dhe patë që asgjë nuk doli prej saj. Epo, është koha për të ndërmarrë hapa dhe për të marrë vendime të reja. Mos qëndroni të mbërthyer në të kaluarën tuaj. Zakonet e vjetra nuk do t’ju sjellin gjëra të reja.

7. Ushtrohuni të paktën 3 herë në javë.

Edhe nëse jeni të kënaqur me peshën tuaj, aktiviteti fizik gjithashtu ju ndihmon të çlironi energjitë negative. Provoni gjithashtu joga ose meditim. Eksploroni derisa të gjeni atë që ju përshtatet.

8. Dështimi është në rregull, ju vetëm duhet të mësoni prej tij dhe të përmirësoheni.

Ndaloni se fajësuar shumë veten për gabimet që keni bërë ose për mundësitë që keni humbur. Merrni atë moment si një mësim dhe si pjesë të procesit për t’u bërë akoma edhe më mirë.

Related Articles

Back to top button