10 facts about Franz Kafka.
10 fakte rreth Franz Kafkës.
1- Franz Kafka mbahet mend si një shkrimtar i ri dhe shumë i trazuar që kishte një personalitet të shumanshëm.
Ai shpesh shqetësohej nga ndjenjat e papërshtatshmërisë, problemet me gratë dhe ndonjëherë i mungonte besimi në aftësitë e tij si shkrimtar por edhe si njeri. Jeta e tij ishte interesante, edhe pse u ndërpre shumë shpejtë . Kafka vdiq në moshën 40-vjeçare.
2- Franz Kafka donte që puna e tij e papërfunduar dhe letrat të digjeshin pas vdekjes së tij.
Ai shkroi në testamentin e tij se ekzekutori dhe miku i tij, Max Brod, duhej të digjte gjithçka që kishte lënë të papërfunduar pasi vdiq. Për fatin tonë, Brodi zgjodhi të mos i bindej kësaj direktive dhe në vend të kësaj vazhdoi dhe botoi disa histori të papërfunduara. Këtu përfshihet dhe libri Procesi.
3- Apartamenti i Gregor Samsas kishte të njëjtin plan urbanistik si ai i Franz Kafkës
Për ata që e njohin historinë e personazhit Gregor Samsa në Metamorfoza, ky është një fakt i çuditshëm dhe magjepsës. Është mjaft interesante të konsiderosh dhomat e Gregorit, kuzhinën dhe dhomat e gjumit në të cilat qëndruan personazhet e librit dhe në vend të tyre të vendosësh Kafkën .
4- Mbiemri i tij është kthyer në një epitet ose perkufizim të një gjendje – Kafkian .
Sot, fjala kafkiane evokohet për të nënkuptuar çdo gjë që është makth dhe shqetësuese psikologjikisht. Kjo është për nder të imazheve të zymta që ka krijuar Kafka në tregimet dhe romanet e tij.
5- Ai punonte si nëpunës sigurimesh.
Pas mbarimit të shkollës juridike, Kafka u punësua në dy kompani të ndryshme sigurimesh. Për shkak të punësimit në këtë të fundit, ai shmangu sprovën dhe nuk iu desh të luftonte në Luftën e Parë Botërore (edhe pse donte). Puna e tij u konsiderua thelbësore.
6- Kafka dhe shoku i tij Max Brod ëndërronin të beheshin të pasur duke punuar bashkë .
Gjatë miqësisë së tyre, Kafka dhe Brod shqyrtuan rrugë të ndryshme përmes të cilave ata mund të rrisnin pasurinë e tyre. Një prej tyre përfshin shkrimin e udhëzuesve të udhëtimit për ata që donin të vizitonin Evropën me një buxhet të caktuar dhe të lirë.
7- Franz Kafka nuk gënjeu kurrë .
Sipas mikut të tij të ngushtë Max Brod, Franz Kafka nuk mund të thoshte kurrë një gënjeshtër. Ai ishte pafundësisht i sinqertë, edhe pse ndonjëherë me shumë gabime. Brod deklaroi se Kafka besonte në “vërtetësinë absolute”.
8- Ai ishte fejuar dy herë me të njëjtën grua .
Kafka ra në dashuri menjëherë me Felice Bauer-it. Të dy u takuan në vitin 1912 kur ai po vizitonte Max Brod dhe gruan e tij. Motra e Brodit ishte e martuar me një kushërirë të Felice-s dhe kur Kafka e takoi, ai menjëherë kishte “një mendim të palëkundur” për “mjekrën e saj të fortë”, “hundën pothuajse të thyer”, “qafen e zhveshur” dhe “flokët jo të rregullta”. Ai filloi t’i dërgonte letra të përditshme, shumë prej të cilave u botuan pas vdekjes së tij.
9- Franz Kafka mbase mund të mos ketë gënjyer, por ai mashtroi.
Dihet se në rininë e tij Kafka mashtroi në provimet e shkollës së mesme. Ai ishte i përfshirë në dhënien e ryshfeteve të zotit të shtëpisë së profesorit të tij për të vjedhur një kopje të testit nga tavolina e tij. Grupi kaloi me rezultate të mira, siç pritej, dhe çuditërisht profesori i tyre u shpërblye me një vlerësim.
10- Kafka kishte vetëbesim të ulët.
Kafka mbahet mend nga miqtë e tij si njeri njeri me një opinion të ulët për veten. Ai shpesh shqetësohej për seksin, trupin e tij dhe marrëdhëniet me gratë. . Ai gjithashtu besonte se njerëzit e shihnin atë jo tërheqës dhe madje të neveritshëm. Këto arsye shpesh përmenden si arsyeja që ai nuk u martua kurrë dhe luftoi për të mbajtur një lidhje që ai kishte.
Në Booksinsta kemi 2 libra të Kafkes :
1 . Libri “Letër Babit ” https://booksinsta.com/letter-to-father-franz-kafka/
2 . Libri ” Metamorfoza ” https://booksinsta.com/metamorphosis-of-franz-kafka/