Blog

Are you “that girl”?

A je ti ” ajo vajza ” ?

Gjatë karantinës njerëzit u mbyllën në shtëpi dhe filluan të mendojnë më shumë për nevojat e tyre personale si në aspektin shëndetësor, por edhe në aspektin psikologjik dhe shpirtëror. Ajo që u vu re ishte përdorimi masiv i programit Tik Tok , ku njerëzit ndanin video të shkurtra nga përditshmëria e tyre dhe nga aktivitetet që kryenin brenda shtëpisë. Kushdo që ka përdorur Tik Tok, por edhe Instagram, me siguri ka parë video relaksuese nga rutina e çdo vajze. Zgjimi në orën 5-6 të mëngjesit. Aktivitete fizike dhe më pas dush. Konsumimi i mëngjesit. Planifikimi i ditës në një bllok, telefon ose tablet. Lexim apo joga. Përkujdesje lëkure. Vizatime dhe shumë gjëra të tjera relaksuese. Tingëllon bukur apo jo? Duket shumë bukur te jesh “ajo vajza” që kujdeset shumë për veten dhe gjen kohën dhe motivimin për t’u bërë versioni më i mirë i vetes. Por si është realiteti ynë? Kur përveç vetes duhet të kujdesemi edhe për të tjerët. Ku nuk mund të bëjmë atë që duam sepse nuk kemi mundësi rehatie ose thjesht na mungon vullneti. 

Tani keni qindra profile në Instagram që janë për të motivuar dhe për të dhënë këshilla “të shpejta” dhe “të thjeshta” . Një lloj optimizmi për çdo situatë, sa ndonjëherë mendojmë se kjo gjë përfundon në diçka shumë toksike ose joreale. Çfarë dua të them? Që nuk ka të njëjta receta për çdo person dhe rutinë. Ju mund të merrni opinione dhe informacione por duhet t’i përpunoni dhe t’i përshtatni me atë që jeni dhe doni qe të bëheni. Nëse jeni vazhdimisht në kërkim të një rutine për të ndryshuar menyren tuaj të jetës dhe jeni duke u lodhur , kjo do të thotë se nuk e keni zbuluar atë që ju përshtatet. Nëse jeni duke parë të tjerët që kanë arritur atë që doni ju të bëni , kjo nuk do të thotë se koha juaj ka mbaruar. Nëse jeni duke parë dike  që ka punën që ju dëshironi shumë t’a keni , kjo nuk do të thotë se nuk ka me një vend punë për ju. 

Atëherë si t’ia bëj? Kur ka një bum kaq të madh informacioni në Instagram, që gjatë gjithë kohës ka njerëz që tregojnë sukseset e tyre dhe e bëjnë që gjithçka të duket shumë e lehtë. 

Gjëja e parë që duhet të bëni është të ndaloni së krahasuari veten me të tjerët. Është gjëja më rraskapitëse që mund t’i bësh vetes. 

E dyta është : të keni vizionin tuaj për të ardhmen që dëshironi. Merrni një fletë letre dhe shkruani edhe në detajet më të vogla se si do deshironit të ishte jeta juaj . Puna që dëshironi. Të ardhurat që do të keni. Familja që do të krijoni dhe gjithçka tjetër që dëshironi. Po flasim për gjëra reale edhe që kanë një bazë logjike. Të mos fantazojmë se një ditë do të fitojmë llotarinë dhe do të pasurohemi sa hap e mbyll sytë. Pasi të keni shkruar gjithçka me detaje. Do t’i renditni sipas rëndësisë që ka secila . Një shembull: nëse doni një shtëpi dhe një punë të mirë, atëherë prioriteti është puna, për të siguruar më pas shtëpinë. Pasi i keni renditur sipas rëndësisë. Ju do të merrni çdo pikë, do ta analizoni dhe do ta planifikoni në mënyrën më të detajuar të mundshme. 

Një shembull: Unë dua të përmirësoj financat e mia, por nuk e di se si. Këtu fillon puna më e bukur por edhe më e vështirë. Do të kërkoni mënyra për t’u përmirësuar në këtë pikë. Një nga mënyrat më të mira për mendimin tim është të lexosh libra. Shkoni në Google dhe kërkoni tituj librash për financat, apo menaxhimin e lekëve. Libra ose video për karrierën në Youtube. Ne booksinsta kemi disa tituj dhe në fund të artikullit do t’i shkruaj.

Së treti: përgatituni për ndryshim dhe përpjekje. Ju nuk mund të pretendoni të ndryshoni jetën tuaj duke bërë gjithmonë të njëjtat gjëra. Kjo ka të bëjë shumë me atë që përmendëm në pikën e dytë. Ju do të merrni informacionin nga libra ose burime të tjera, por do të mbani shënime dhe do t’i vini në praktikë këto shënime. Nëse e keni të vështirë disiplinën, atëherë duhet të kërkoni ndihmë. Kërkojini një personi t’ju pyesë ose t’ju kontrollojë se çfarë po bëni në procesin e një qëllimi që keni vendosur.

E katërta : Pergatituni të dështoni edhe të rifilloni shumë herë nga fillimi . E sigurt është që do të keni shumë arritje në jet por dhe shumë humbje. Kjo është pjesë e procesit për një zhvillim të vetes që nuk mbaron kurrë. Gjatë gjithë kohës do jeni në ndryshim . Qellime të reja apo realizime që nuk i kishit pritur por do ju dalin në diçka pozitive për ju. Po , ti mund të jesh shumë e organizuar edhe me planifikime edhe qellime të qarta por disa faktorë të jashtëm ti nuk mund t’i kontrollosh. Por nese ti ke krijuar bazen e mirë , që do të thotë qe i ke idetë të qarta dhe ke kerkuar për shumë menyra se si të përballosh edhe deshtimet atehere me siguri as një er e fortë s’ka për të lëkundur malin e besimit që ti ke krijuar në veten tende. 

Pra, nëse do të jeni “ajo vajza” që ka jetën e saj në kontroll, mund ta bëni atë sipas mënyrës tuaj. Mos lejoni që standardet e të tjerëve për jetën e tyre  të kufizojnë dëshirat tuaja. Nëse standardi i të tjerëve për lumturinë apo për t’u quajtur i suksesshëm është një punë shumë e mirë dhe një shtëpi e shtrenjtë nuk do të thotë se është edhe  e juaja. Ndoshta për ju standardi i suksesit është kur keni udhëtuar shumë. Se çfarë është sukses apo lumturi për ju , e dini vetem ju,  dhe as unë qe  po shkruaj .  Ky shkrim nuk është një recetë lumturie dhe suksesi. Është thjesht informacion dhe këshillë. Unë do të jap një listë të librave që kemi në Booksinsta që ndoshta do t’ju ndihmojnë në pikat që dëshironi të përmirësoni.

1- Dhurata nga  Spencer Johnson 

Rreth librit : 

Rrëfimet e Dr Spencer Johnsonit gjatë tërë kohës janë të vërteta të thjeshta që kanë ndryshushuar punët dhe jetët e miliona lexuesve përgjatë botës.

Ky libër është një inspirim dhe udhërrëfyes praktik në këtë kohë të pasigurt.

2 – Një orë për të jetuar, një orë për të dashuruar: historia e vërtetë e dhuratës më të bukur të bërë ndonjëherë.

Fragment nga libri

Nëse do të kisha një orë kohë për të jetuar, nuk do të telefonoja dikë që më ka borxh para, apo dikë që më ka ofenduar ose më ka lënduar në ndonjë mënyrë. Habitem se sa kohë kam harxhuar kot gjatë këtyre viteve, duke menduar për gjëra të tilla. “Nuk ia vlen barra qiranë!” Me kohën që më ka mbetur, do të zgjidhja t’i lija mendimet e mia në paqe, e të shijoja këtë moment të çmuar.

Nëse do të doja mund ta bindja veten se shumë njerëz më kanë borxhe, por a e di çfarë? Kjo nuk është koha e përshtatshme për të menduar për këto gjëra. Në fund të fundit, ma merr mendja se jeta nuk është vetëm të mbash llogari. Është më e thjeshtë dhe më argëtuese se kaq, thjesht duke i lënë gjërat të shkojnë në vendin e vet dhe të ndjehesh i kënaqur për këtë.

Në fund të fundit, të merr më pak energji kur jep se sa atëherë kur merr, gjithashtu të japësh është një burim gëzimi. Kur jep diçka, nuk ka rëndësi nëse është dashuri, dhembshuri, një ide, energji, mendjehollësi, pak para, një pronë, një krijim i yti, pak kohë, mirësi, ose çfarëdo tjetër që ke për të dhënë, ndihesh me të vërtetë mirë dhe në fund të fundit kjo është gjëja më e rëndësishme.

3- Baba i pasur, Babai i varfër Robert T. Kiyosaki 

Mbi librin

Çfarë u mësojnë të pasurit fëmijëve të tyre që nuk ua mësojnë klasa e varfër dhe e mesme!

“Babai i pasur, babai i varfër” do :-t’ua rrënojë mitin se keni nevojë për të ardhura më të mëdha për t’u bërë të pasur, ta sfidojë besimin se shtëpia juaj është burim financiar, t’u tregojë prindërve pse ata nuk mund të mbështeten në sistemin shkollor për t’i mësuar fëmijët e tyre për paratë, t’u mësojë si t’i definoni burimet dhe shpenzimet financiare, t’u mësojë si t’i mësoni fëmijët tuaj për paratë,që të jenë më të suksesshëm financiarisht në të ardhmen.

4- Unfu*k Yourself: Get Out of Your Head and into Your Life 

5- Mendo perseri nga Walter Sinnott

6- Ikigai : Sekreti Japonez per nje jete te gjate dhe te lumtur

Sekretet japoneze për një jetë të gjatë dhe të lumtur

Sillni kuptim dhe hare ditëve tuaja me udhërrëfyes ikigain.

Njerëzit e Japonisë besojnë se çdokush e ka një ikigai – një arsye për t’u çuar nga shtrati çdo mëngjes.

Inspirues dhe inkurajues, ky libër do t’ju udhëzojë ta zbuloni ikigain tuaj. Do t’ju mësojë se si t’i lini urgjencat prapa, si ta gjeni qëllimin e jetës, si t’i ushqeni miqësitë dhe të hidheni në krahët e pasioneve.

Sepse, kush nuk dëshiron të jetë i lumtur çdo ditë?

7- Good Vibes , Good Life 

8- 365 ditë me vetë-disiplinë nga Martin Meadows 

9- Psikologjia e suksesit 1: si të krijoni miq dhe të fitoni përkrahjen e njerëzve 

Libri i parë nga ky cikël ka për qëllim t’ju mësojë se si të krijoni raporte të afërta emocionale me njerëz, t’ju zhvillojë dhe t’ju nxisë për përdorimin e aftësive të pashfrytëzuara të shoqërimit. Lidhur me këtë, autori niset nga njohuria se mënyra e komunikimit të njerëzve në çdo shoqëri ndikon në mënyrën e jetesës dhe edukimit.

10- Guximi per te shpresuar, Barack Obama 

Për çdo djalë apo vajzë të re që sot aspiron jetën publike, por nuk guxon ta provojë, sepse pas cepit të angazhimit publik e pret egërsia dhe injoranca e tregtarëve të vjetër të frikës e baltës, ky libër ofron një mbidozë kuraje. Kurajë, edhe nëse nuk keni lindur në një familje të pasur apo të lidhur me elitën politike. Kurajë, edhe nëse idetë tuaja nuk janë shumë popullore në fillim. Kurajë, edhe nëse rrëzoheni herën e parë a të dytë që e provoni. Lajmi i mirë nga ky libër është se me kurajë, dinjitet e punë të palodhur për të mirën publike, gjithçka është e mundur.”

11- Daniel Goleman Inteligjenca Emocionale

A na e përcakton koeficienti i inteligjencës fatin? Jo aq sa mund të mendojmë ne. Bestselleri botëror i autorit Daniel Goleman na tërheq vëmendjen se këndvështrimi ynë për inteligjencën njerëzore është shumë i ngushtë.Arsyeja është se ne injorojmë një sërë aftësish që kanë ndikim shumë të madh në eçurinë e jetës sonë. Sot, shumë vite pas botimit të parë të veprës, termi “inteligjenë emocionale” është bërë pjesë e të folurit tonë të përditshëm. Duke u mbështetur në hulumtime shkencore që sjellin risi në fushën e studimit të funksionit të trurit dhe të sjelljes njerëzore, Goleman na parashtron faktorët të cilët bëjnë që një person me IQ të lartë të mos arrijë ndonjë gjë të madhe në jetë, ndërkohe që një me IQ mesatare t’i kapë majat e suksesit. Këta faktorë në të cilët përfshihet vetënjohja, vetëpermbajtja dhe empatia, i japin një kuptim tjetër të qenët “i mencur”. Edhe pse bazat e saj ndërtohen nga përvojat e fëmijerisë, inteligjenca emocionale mund të ushqehet edhe në moshë të pjekur. Përfitimet që ajo do të na sjellë në shëndet, në marrëdhenie dhe në punë mund të jenë të menjëhershme.

12- Mbështetja në vetveten Ralph Waldo Emerson

13- Sekreti-Rhonda Byrne

Për shekuj me radhë, në gojëdhëna, libra, besime dhe filozofi janë zbuluar copëza të një Sekreti të Madh. Për herë të parë, të gjitha pjesët e Sekretit bashkohen në një zbulim të pabesueshëm, që do t’ia ndryshojë jetën kujtdo që do ta përjetojë. Në këtë libër do të mësosh si ta përdorësh Sekretin në çdo aspekt të jetës, me paratë, pasurinë, lidhjet, lumturinë dhe në çdo ndërveprim që ke në botë. Sekreti përmban mençurinë e mësuesve të ditëve moderne, burra e gra që e kanë përdorur për të pasur shëndet të mirë, pasuri dhe lumturi. Duke përdorur njohjet e “Sekretit”, ata sjellin në dritë histori mahnitëse, ku zhduken sëmundje, fitohen pasuri të mëdha, kalohen pengesa dhe arrihen gjëra që shumëkush i cilëson si të pamundshme.

https://www.librat.al/web/Sekreti_149_2.php?stp=prfl&bid=1019

14- David Schwartz MAGJIA E TË MENDUARIT NË PËRMASA TË MËDHA 

15- Mark Manson Arti i brishte i not giving a fuck

Për dekada me radhë na kanë thënë se çelësi për një jetë të lumtur dhe të pasur, është të mendosh pozitivisht. Por kësaj i ka ardhur fundi. “Pirdhu pozitivitet”, thotë Mark Manson. “Të jemi të sinqertë; ndonjëherë, gjërat në jetën tonë janë mut dhe duhet të mësojmë si të jetojmë me to”. Gjatë viteve të fundit, Manson – përmes blogut të tij tejet të njohur – ka punuar që të korrigjojë supozimet tona të pavërteta për veten dhe për botën. Tani, ai paraqet mençurinë e fituar me shumë mund, në këtë libër novator. Manson argumenton se – mbështetur nga studimet akademike dhe shakatë në kohën e duhur, – përmirësimi i jetës nuk varet nga aftësia jonë për të bërë limonadë nga limonët, por të mësojmë si të tresim më mirë limonët. Qeniet njerëzore kanë të meta dhe kufizime – siç shkruan ai: “Jo të gjithë mund të jenë të jashtëzakonshëm; – në shoqërinë tonë ka fitues e humbës dhe pjesërisht, kjo nuk është as e drejtë dhe as faji yt”. Manson na këshillon të mësojmë kufizimet tona dhe t’i pranojmë ato. Ai thotë se ky është burimi i vërtetë i forcës. Kur përqafojmë frikën, fajet dhe pasiguritë tona – kur nuk u largohemi dhe nuk u shmangemi të vërtetave të dhimbshme, por përballemi me to – mund të gjejmë guximin dhe vetëbesimin, të cilat i kërkojmë me aq dëshpërim. “Në jetë kemi një numër të caktuar gjërash për të cilat mund ta çajmë trapin. Ndaj, duhet t’i zgjedhim me mençuri”. Manson sjell një diskutim të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë, të mbushur me histori argëtuese dhe me një humor profan e të pamëshirshëm. Ky manifest është një shuplakë rifreskuese për të gjithë, në mënyrë që të nisim një jetë më të kënaqshme dhe më me këmbë në tokë.

16 – Fuqia e mendimeve Burbuqe Raufi

Po sikur të mund ta ndryshonit jetën tuaj, sikur të kishit fuqinë dhe të bëheshit sundimtari i mbretërisë suaj? Unë mendoj se kjo është e mundur!

Libri “Fuqia e mendimeve” është një histori e vërtetë që tregon se si unë përdora mendimet pozitive për të ndryshuar jetën time.

Kur diagnostikohesh me një sëmundje të pashërueshme, kupton se shumica e kokëçarjeve të përditshme nuk janë aspak të rëndësishme. Gjithçka fashitet kur kupton se jeta është dhurata më e çmuar. Atë çast, fillon t’i kushtosh vëmendje çdo frymëmarrjeje dhe çdo sekondë që kalon, mendimi i vetëm që të vërtitet në mendje, është: “Çfarë duhet të bëj”?

Sekreti qëndron te fuqia që keni brenda vetes. Të ndryshoni mënyrën e të menduarit për çdolloj situate me të cilën përballeni, është gjëja më e mirë që mund të bëni dhe libri “Fuqia e mendimeve” është udhërrëfyesi i duhur për të nisur rrugëtimin tuaj.

Në fund të fundit, shëndeti qëndron përmbi gjithçka!

17- Kush ma ka levizur djathin Spencer Johnson 

Mbi librin

“Kush ma ka lëvizur djathin?” është një alegori e thjeshtë që zbulon të vërteta të thella. Është një rrëfim i çuditshëm dhe i ftilluar mbi katër personazhe që jetojnë në një labirint dhe kërkojnë “djath” për t’u ushqyer e për të qenë të lumtur. Dy janë minj, quhen Nuhatës dhe Turrës. Dy janë liliputë, që kanë madhësinë e minjve, por që duken e veprojnë pothuajse si njerëzit.

Emrat e tyre janë Ngurrues dhe Zukatës. “Djathi” është një metaforë e asaj që ju doni të keni nga jeta, një punë të mirë, një lidhje të këndshme, para, pushtet, shëndet apo qetësi shpirtërore. Dhe “labirinti” është vendi ku ju kërkoni atë që doni të arrini, vendi i punës, familja apo komuniteti ku jetoni. Një rrëfim ku personazhet përballen me një ndryshim të papritur.

Përfundimisht, njëri prej tyre ia del për mrekulli dhe shkruan në muret e labirintit atë që kishte mësuar nga kjo përvojë. Kur t’i shikoni shkrimet e murit, do ta zbuloni për veten tuaj se si ta përballoni ndryshimin, kështu që do të keni më pak stres dhe më shumë sukses në punë dhe në jetë.

18- MARK FISHER MILIONERI

19- DAVID J. LIEBERMAN
SI TË ZBULONI GENJËSHTARËT DHE TË MOS MASHTROHENI PËRSËRI 

20- Më e çmuar se diamatet Darlene Sala

21- Pushteti dhe dija Michel Foucault

Më e pakta që mund të thuhet është se kemi të bëjmë me një tekst, ndër të tjera, politik (mjaft të vërejmë, vetëm në disapak fjali, teprinë e terminologjisë politike: ligj, e drejtë, monark, tirani, sovranitet). Kemi të bëjmë me përvijimin, shpalosjen dhe propozimin, por po aq dhe me inskenimin e një politike të tekstit, në kuptimin natyrisht të dyfishtë të kësaj gjinoreje: funksionim politik i tekstit dhe i mënyrave të ndryshme të prezantimit të tij, sa edhe nevojë e një raporti politik me tekstet dhe ndaj tyre.

22- Si te mposhtesh shqetesimet dhe te fillosh te jetosh nga Dale Carnegie 

Mësoni si: Të eleminoni menjëherë 50% të shqetësimeve që lidhen me biznesin Të pakësoni shqetësimet financiare Ta ktheni kritikën në avantazhin tuaj Të shmangni lodhjen dhe të vazhdoni të dukenio të rinj T’i shtoni një orë në ditë orëve që rrini zgjuar Të gjeni veten dhe të jeni vetvetja: Mos harroni se nuk ka të dytë si ju në botë!

“Si te mposhtësh shqetësimet dhe të fillosh të jetosh” tajton emocione dhe ide shumë të vlefshme. Ky libër është tërheqës për t’u lexuar dhe i thjeshtë për t’u zbatuar. Le t’ju ndryshojë dhe t’ju përmirësojë edhe ju. Nuk keni pse të jetoni me shqetësimin dhe ankthin që ju pengon të bëni një jetë të plotë, aktive dhe të lumtur!

23- Përse meshkujt dashurojnë kuçkat?” Sherry Argov 

I kthyer në një sensacion mbarëkombëtar, “Përse meshkujt dashurojnë kuçkat” është një libër ku Sherry Argov ka hedhur në letër mendimet që  meshkujt kanë për femrat dhe perceptimet që kanë ata për atë që është e duhura. Në 283 faqe ka një sërë situatash që nxjerrin në pah Vajzat e mira- humbëse dhe Kuçkat – fituese gjatë një marrëdhënieje. Fjala kuçkë në libër qëndron për një femër të ftohtë në ndjenja ( në dukje), që nuk sakrifikon lirinë e saj për t’i bërë qejfin mashkullit të vet, e kundërta pastaj qëndron për përcaktimin “vajzë e mirë”. Libri është i shkruar si një manual dhe ndërthurje historish gjithashtu, për të treguar sesi reagojnë meshkujt përballë tipave të ndryshme të femrave që kanë përballë.

Sherry Argov ju përgjigjet gjithashtu disa pyetjeve që gulçojnë në kokën e femrave: Përse meshkujt në fillim janë kaq romantik dhe më pas ndryshojnë? Përse meshkujt i quajnë ” të sigurta” vajzat e sjellshme? Përse meshkujt e respektojnë një femër që është e zonja e vetes?

Related Articles

Check Also
Close
Back to top button